ORDA mbledhë akterët për diskutim mbi perspektivën ekonomike të të rinjëve

English below

Organizata për Demokraci dhe Aktivizëm (ORDA) ka mbajtur diskutimin me titull “Perspektiva ekonomike e të rinjëve”, i cili u konsiderua si një platformë vitale për të adresuar sfidat dhe mundësitë që ndeshin të rinjtë në aspektin ekonomik. Drejtori ekzekutiv i organizatës, z. Rinor Beqiri, theksoi rëndësinë e dialogut të të gjitha palëve në menyrë që të identifikohen të gjitha përparësitë ekonomike të rajonit. “Është thelbësore që të rinjtë të jenë pjesë aktive në këtë dialog, pasi ata janë jo vetëm të ardhmen e ekonomisë sonë, por edhe agjentët kryesorë të ndryshimit dhe inovacionit”, u shpreh z. Beqiri.

Në këtë diskutim morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të sektorit publik dhe privat, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare. Pjesëmarrës ishte edhe përfaqësuesi i zyrës së punësimit, z. Naser Hyseni, i cili theksoi rëndësinë e krijimit të më shumë mundësive për punësim për të rinjtë. “Nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin privat dhe organizatat ndërkombëtare, po punojmë për të hapur rrugë për më shumë programe trajnimi dhe praktika profesionale që synojnë zhvillimin e aftësive të të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës”, shtoi z. Hyseni.

Gjithashtu, në këtë diskutim u trajtua edhe çështja e migrimit të të rinjve dhe nevoja për të krijuar një mjedis më të favorshëm ekonomik dhe social në vend, që do të inkurajonte të rinjtë të qëndronin dhe të zhvillonin karrierat e tyre në vendin e tyre. U bënë thirrje për më shumë investime në arsimin profesional dhe teknologjinë, si dhe në zhvillimin e sipërmarrjes së re, duke krijuar një ambient më të mirë për inovacion dhe zhvillim ekonomik.

Në përfundim, diskutimi solli në vëmendje nevojën për një angazhim më të madh dhe më të koordinuar ndërmjet qeverisë, sektorit privat, dhe organizatave joqeveritare për të adresuar sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat përballen të rinjtë. ORDA vlerësoi se ky diskutim ishte një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një platforme më të gjerë për dialog dhe veprim, që do të ndihmonte në shfrytëzimin e plotë të potencialit të të rinjve si burim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit.

—-

ORDA gathers actors for discussion on the economic perspective of young people

The Organization for Democracy and Activism (ORDA) held the discussion entitled “Youth Economic Perspectives”, which was considered a vital platform to address the challenges and opportunities faced by young people economically. The executive director of the organization, Mr. Rinor Beqiri emphasized the importance of the dialogue of all parties in order to identify all the economic advantages of the region. “It is essential that young people be an active part of this dialogue, as they are not only the future of our economy, but also the main agents of change and innovation”, said Mr. Celibacy.

Other representatives of the public and private sector, as well as representatives of various non-governmental organizations, also participated in this discussion. The representative of the employment office, Mr. Naser Hyseni, who emphasized the importance of creating more employment opportunities for young people. “Through cooperation with the private sector and international organizations, we are working to pave the way for more training programs and professional practices aimed at developing the skills of young people and preparing them for the labor market,” added Mr. Enter it.

Also, the issue of youth migration and the need to create a more favorable economic and social environment in the country, which would encourage young people to stay and develop their careers in their country, was also addressed in this discussion. They called for more investment in vocational education and technology, as well as in the development of new entrepreneurship, creating a better environment for innovation and economic development.

In conclusion, the discussion highlighted the need for greater and more coordinated engagement between government, the private sector, and non-governmental organizations to address the economic and social challenges faced by young people. ORDA estimated that this discussion was an important step towards the creation of a wider platform for dialogue and action, which would help in fully exploiting the potential of young people as an important resource for the economic development of the region.




Leave a Reply